Mertesacker rrëfen “ferrin” në kokën e tij si futbollist profesionist: Eleminimi nga Italia në 2006 më lehtësoi

Bota e futbollit është e shoqëruar nga paratë dhe fama por jo të gjithë aktorët që në këtë rast janë futbollistët, ndihen mirë me këtë. Njëri prej tyre është ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Per Mertesacker i cili ka veshur fanellën e Werder Bremen dhe Arsenalit për 7 vite.

Ka fituar një Kupë Bote në vitin 2014 ndërsa në një intervistë të gjatë për “Der Spiegel” flet për problemet psikologjike që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

“Jemi të privilegjuar dhe për këtë jam i vetëdijshëm por në një moment gjithçka bëhet një barrë e rëndë. Duhet të japim përherë maksimumin dhe nuk duhet të kemi justifikime por unë preferoja më mirë të qëndroja në pankinë ose në tribunë”.

Mertresacker e la futbollin në vitin 2018 në moshën 34-vjeçare pai dha gjithçka fizikisht dhe mendërisht. Në Gjermani, intervista e tij ka krijuar polemika të mëdha edhe për faktin se është ndalur te një moment interesant në lidhje me Kupën e Botës 2006.

“Kur Gjermania u mund nga Italia hoqa një peshë të madhe. Më vinte keq për eleminimin por edhe sot e kujtoj se çfarë çlirimi pata kur gjithçka kishte përfunduar. Kishte shumë presion dhe disa njerëz e përjetojnë keq”.

Histori që përsëritet nga lojtarë të ndryshëm me kalimin e viteve. Dikush nuk arrin të ngjitet në nivele të tilla pikërisht për çështje psikologjike pasi në futboll, aspekti mendor është thelbësor.