Zjarr i madh në Velipojë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë zonën e Malikolajt në Velipojë në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve.

Në zonë po ndërhyjnë punonjësit e zonave të mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit  në bashkëpunim me emergjencat civile në prefekturën e Shkodrës.