“Mos t’ju keqpërdorë Rama”, Spiropali-Berishës: Jeni bërë si i mbyturi që të mbyt

Ministrja Elisa Spiropali, i është kundërpërgjigjur Kreut të PD-së Sali Berisha, i cili tha se do të çojë në Gjykatë 6 padi për Taulant Ballën si dhe ju bëri thirrje ministreve që të mos keqpërdoren nga Edi Rama.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se gjuha e ç’thurur e demokratëve në Kuvend tregon se ata janë të babëzitur për pushtet.

Sipas saj çdo akuzë që hedhin ndaj socialistëve, janë gjërat që ata ëndërrojnë t’i bëjnë sapo të marrin pushtetit. Pushteti për demokratët është larg, thekson ministrja.

Spiropali: Nëse ka një stoli të cilës i është rënë në qafë në këtë Kuvend ajo është fjala e gjuhës shqipe. Të errur nga inati se sa më shumë përparojnë në luftën e tyre të brendshme, aq më shumë i largohen pushtetit që ëndërrojnë të bëjnë gjërat që po përmendin këtu. Ata kujtojnë se të gjitha gjërat që i bëjnë vetë ose do të donin ti bënin vetë, kujtojnë se i bëjmë ne. Nuk ka krim më të madh se ta kthesh sallën e Kuvendit të Shqipërisë në një arenë të tillë të shpërfytyrimit të gjuhës shqipe. Ne sot duhet të diskutonim me gjuhën që na takon si deputet,. Por ju jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi që mbyt. Sa më shumë ju kapen në flokët e tij dhe flisni për qytetarët , por për qytetarët jemi ne që kemi qenë në krah të tyre, asnjë ditë të vetme si kemi lënë vetëm. Ju nuk merreni me qytetarët, ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun.