Balla: Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri
Ndërsa nga Maqedonia e Veriut nuk ka ende një kohë zyrtare për propozimin francez që zgjidh mosamarrëveshjen me Sofjes dhe Shkupit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, duke njoftuar se javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqevritare, mes BE dhe Shqipërisë për negociatat.
Balla shtoi se ka dokordësi mes 27 vendeve të unionit për takimin BE- Shqipëri.
Balla: Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë ndërqeverisë mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt.
Maqedonia e Veriut, përmes kryeministrit, Dimitar Kovaçeski, ka shprehur parimisht për propozimin francez por ka theksuar se një përgjigje do ta kthejë pas konsultimeve të gjera me presidentin, Kuvendin, partitë politike, shoqërinë civile, ekspertët dhe publikun e gjerë

