Shkëmbi: Reforma territoriale e suksesshme, arsyeja se përse PD do ta rishikojë
Artan Shkëmbi, eksperti për reformën territoriale, u shpreh se reforma territoriale është e suksesshme për aq sa ka ndodhur deri më tani.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Shkëmbi tha kërkesa dhe padurimi i PD për të parë edhe njëherë këtë reformë ka të bëjë me faktin se është penduar që nuk ka marrë pjesë në realizimin e kësaj reforme.
Artan Shkëmbi: Nëse shohim historikun e miratimit të Reformës Territoriale, kemi dy palë, njëra palë që për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes së palës tjetër ka miratuar e vetme ose së bashku me dy aleatët ligjin për ndarjen territoriale, dhe pala tjetër që e ka refuzuar atë që në fillim. Njëra palë thotë se është gabim, ndërsa pala tjetër pretendon se gjithçka është e suksesshme. Unë mendoj se reforma territoriale, është e suksesshme, nëse flasim në përgjithësi në atë ça ka ndodhur. Suksesi i plotë i kësaj reforme nuk është vërtetuar për shumë arsye. Mendoj se kërkesa dhe pa durimi i PD për të riparë edhe njëherë reformën territoriale, ka të bëjë me faktin që ndoshta është njëfarë pendese dhe reflektimi për faktin e mospjesëmarrjes në momentin e parë të realizmit të reformës territoriale, dhe duke u nxituar të bëhen pjesë e reflektimeve të kësaj reforme, mendoj se kanë nxitur mazhorancën që për të aprovuar kërkesën e tyre të krijojë komisionin për reformën territoriale.
Më tej ai tha se duhen 10-15 që të shikohet nëse reforma është e suksesshme.
Artan Shkëmbi: Mendoj se do duheshin 10 ose 15 vite që çdo reformë të provojë veten e saj. Atipia e dy mandateve mendoj se nuk ka provuar akoma se çfarë ka ndodhur me reformën territoriale.
Shkëmbi ndër të tjera u shpreh:
Nuk ka asnjë raport ekspertësh të pavarur dhe akoma më shumë asnjë raport ndërkombëtarësh që t ketë bërë vlerësimin e reformës territoriale dhe kjo ka bërë që të abuzohet shpesh me deklaratat kryesisht nga opozita. Nuk është e vërtetë që numri i punonjësve është dyfishuar, por ka një rritje të numrit të punonjësve. Personalisht mendoj se Reforma territoriale s’ka asnjë lidhje me rritjen e numrit të punonjësve.
