Borrell: Mirëpresim propozimin e Macron për Maqedoninë, moment për të ecur përpara

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidente i komisionit Evropian Josep Borrell ka reaguar lidhur me propozimin francez ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai shkruan se një propozim i tillë mirëpritet nga BE dhe shton se Ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Borrell: Mirëpresim propozimin e kompromisit të paraqitur nga Presidenca franceze Emmanuel Macron, i cili tani do të konsultohet gjerësisht në Shkup. Ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërkohë, pak minuta në parë, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet javën e ardhshme.