Berisha: Fitorja e PD, kalon nga vajzat dhe gratë demokrate të Shqipërisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim me gratë demokrate është shprehur se roli i vajzave dhe grave në PD duhet të ridimensionohet me shpejtësi. Berisha në fjalën e tij tha se fitorja e kësaj partie kalon nga vajzat dhe gratë demokrate të Shqipërisë.

Sali Berisha: Kemi të bëjmë me politika kriminale të kësaj qeverie. Nëse ndjekim politikën e Ramës, janë nga ato të pastrimit etnik dhe deri tek politikat e kriminalizimit të shoqërisë shqiptare. Këto ditë në parlament vjen ligji për legalizimin e drogërave, doktrinë e propaganduar nga George Soros, doktrinë që mbjellë krim dhe vetëm krim.

Prandaj roli i vajzave dhe në PD, duhet të ridimensionohet me shpejtësi. Fitorja kalon vetëm nëpërmjet jush, ua them këtë me bindjen më të thellë.

Zona elektorale e gruas është më e fuqishme në rrafshin elektoral se sa zona tjetër, është më numerike, por më shumë aktive në fushatat zgjedhore se sa zona tjetër. Ndaj dhe pa asnjë dyshim fitorja e PD, kalon nga vajzat dhe gratë demokrate të Shqipërisë.