Akuzat e Zhupës për Maturën Shtetërore, Kushi: Dalja e testit nuk e ka cënuar procesin
Pas komenteve të deputetes demokrate Ina Zhupa në lidhje me Maturën Shtetërore, Ministrja Kushi reagoi duke thënë se këtë vit ka patur një angazhim të ministrisë dhe të të gjitha institucioneve të varësisë, dhe se testet janë hartuar nga mësuesit më të mirë më profesionistë dhe me përvojë të gjatë.
Mes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dhe shiu
30 Qershor, 17:41
Sipas saj kanë qenë teste pa gabime dhe brenda programit, testet respektonin nivelet e vështirësisë.
“Ju hidhni akuza pse u korrigjua gjatë gjithë natës. Ne jemi mësuar të punojmë ditë e natë. Ç’të keqe ka këtu? Po t’i kishim zvarritur do të vinit të thonit ‘shih, 1 javë, 2 javë nuk u korrigjuan testet’. Natyrisht ne i marrim të gjitha masat që në hyrje të gjithë të kontrollohen me mundësitë dhe aparaturat që kemi. Por ju e dini që sot teknologjia është përmirësuar dhe është e vështirë që të të mos shpëtojë ndonjëri. Ju mezi prisni, që të mos them interesoheni të gjeni vetë një mësues që të bashkëpunojë me ju për të nxjerrë testin,” – u shpreh Kushi.
“Kur bëni mbledhjet e kryesisë së PD-së, 20 veta jeni dhe menjëherë pas 20 minutash ça diskutoni brenda dalin nëpër gazeta. Me 20 veta nuk arrini, jo më me 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues. Ne nuk jemi krenarë që del testi, por ju siguroj që dalja e testit nuk e ka cënuar procesin dhe cilësinë e provimit. Nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda. Nëse keni na i thoni dhe të marrim masat”- tha Ministrja.

