Berisha: Pas 25 prillit Basha duhej të bënte thirrje për protesta e jo të merrej me zgjedhjet e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha, tha se përballë kemi një pushtet që ka dalë nga zgjedhje të dhunuar.
Në fjalën e tij në takimin me gratë demokratike shqiptare, Berisha tha se Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit duhet të bënte thirrje për protesta dhe jo të merrej me zgjedhjet e tij për kreun e PD-së.
Sali Berisha: Ne kemi të bëjmë me një pushtet që ka dalë nga zgjedhje të dhunuara, tjetër problem se ne nuk u dolëm zot. Nëse Basha drop u bënte thirrje demokratëve të mbushnin sheshet, ato zgjedhje nuk u legjitimoheshin kurrë. Ai u mor me zgjedhjet e tij dhe të tjerët sigurisht që nuk do të merreshin kaq shumë dhe me kaq hollësi me ata që protestonin. Kemi të bëjmë me një parti që akumuloi vit për vit dhe sot ajo ka 99.9% të pushtetit. A do pranojmë ne që të ecim me një pushtet monist,q ë në kundërshtim me Kushtetutën ka zhdukur balanca. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo i bën protestat një domosdoshmëri të madhe. Ne kemi të drejtë të mbrojmë vlerat e pluralizmit politik
