Kryemadhi: Rama po përdor një skemë evazioni fiskal, ministret të detyruara të gëlltisin lugën
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se nuk është dakord me aktin normativ për rimbursimin e çmimeve, pasi kjo gjë duhej të bëhej edhe për sektorë të tjerë, jo vetëm për ndërtimin. Ajo renditi dhe arsyet se përse është kundër këtij akti.
Ajo ngriti dyshimet se kush do i kontrollojë këto fatura të rimbursimit, ndërsa theksoi sekreu i qeverisë Edi Rama po përdor një skemë të evazionit fiskal sa i takon amnistisë fiskale.
Monika Kryemadhi: Në pamje të parë kur e shohim Aktin Normativ e sheh dhe mendon se jetojmë një Danimarkë, në një shtet demokratik, pasi në kushtet kur thotë se çmimi i hekurit apo i çimentos është rritur për shkak të luftës. Do të ishte mirë që kjo gjë të bëhej dhe për sistemin arsimor, për shëndetësinë, për pensionistët dhe firmat e ndërtimit, që të bëhej një amendament i tillë për të subvencionimin e bizneseve.
Por dyshimi nis; kush do të kontrollojë faturat?! Nga eksperienca ime, siç e kam thënë dhe për incineratorët. Këto kompani kanë blerë sheqer dhe kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tre grupe që nuk e përballojnë dot tatim/fitimin, shmangin TVSH, ka një grup tjetër që fitojnë koncesione me 40 mln euro km dhe bëjnë fatura të fryra dhe marrin rimbursim të TVSH.
Janë dhe kompani të tjera që janë të lidhura me inceneratorët. Faktet do të jenë të shumë shpejt pranë mediave. Këtu janë 9 kompani që janë të lidhur bashkë dhe drejtohen nga familja Ymeraj dhe Frangaj. Një biznes prej 17 mln euro e ka blerë Vezir Braha dhe… Një tjetër e ka blerë një zonjë që është vjeçe. Incinetorati paguhet nga taksapagues shqiptarë.
Ndërkohë që këto para ne paguajmë 80 mijë dollarë në vit për incinratorët, për ushqimet, gazetarët dhe televizionet që i marrin me qira. Për të paguar avionë apo gjëra që nuk kanë ekzistuar. Dhe unë ngre dyshimin. Kush është mekanizmi kontrollues i këtyre faturave? Skema e evazionit fiskal, ku ministret janë të detyruara të gëlltisin këtë lugë, është skema që ka përdor Edi Rama, skema që ai përdor për të blerë çdo institucion, shtetëror, publik, mediatik dhe financiar.
Evazion i pastër fiskal, pa llogaritur se çdo të ndodhë me kompanitë. Nuk Shqipëria nevojë për amnisti fiskale, por për formalizimin e tregut, që fillon që tek oligarkët e ushqimeve, që iu shesin fatura kompanive me dy punonjës. Këto miellin dhe sheqerin e shesin te kompanitë e incineratorëve, etj. Ndaj ky akt normativ është mbulesë e asaj grope të zezë të helmatisur e me sëmundje.

