Mes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dhe shiu, dëme të mëdha

Rikthehen reshjet e breshërit në juglindje, në disa fshatra të Maliqit, Devollit dhe po ashtu në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve, në Maliq janë prekur fshatrat Rembec, Orman dhe Pojan ku siç shihet në pamjet në video reshjet e breshërit kanë qenë të dendura.

Raportohet për dëme të mëdha në prodhimet bujqësore.

Flitet për 500 ha më grurë të dëmtuar në Rembec, Orman, Pendavinjë e Pojan. 400 vetëm në Rembec e Orman.

Janë dëmtuar gjithashtu 100 ha me kultura të tjera, kryesisht patate. Dëme të mëdha ka edhe në mollë në njësinë administrative Proger

Ndërkohë që pas breshërit, vijojnë reshjet e shiut në juglindje.

Mes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dheMes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dheMes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dheMes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dheMes vapës përvëluese, në juglindje godet breshëri dhe