Propozimi francez, Rama: Vëllezër maqedonas dhe shqiptarë, pranojeni!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes Twitter-it lidhur propozimin nga presidenca franceze për çështjen Bullgari-Maqedonia e Veriut.

Rama shkruan se i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian.

Rama: Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas & shqiptarë në MV u them: Pranojeni!

Ndërkohë homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovacevski, po përmes rrjetit social ka bërë me dije se kanë marrë propozim zyrtar nga Franca per e mosmarreveshjes me Sofjen, por para se të vendosin do të ketë kete konsultime te gjera, me presidentin, partite politike dhe shoqerine civile në Shkup.

Por teksa ende nuk është marrë një vendim as nga qeveria dhe as nga parlametni maqedonas, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socilaliste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i u shpreh se ka një dakordësi të 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.