Albagaz marrëveshje me ENAGAS-in spanjoll, në shtator në Shqipëri. Rama: Nesër nis ndërtimi i parkut të parë diellor
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit.
Kryeministri Edi Rama nënvizoi se qeveria po tërheq çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin.
Kundërshtimi i kushtueshëm i Evropës kundër spiunëve të Kremlinit
30 Qershor, 20:05
Rama: Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimi të parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri me dije se ENAGAS do të mbërrijë në Shqipëri në shtator.
Balluku: Sot kemi firmosur një memorandum bashkëpunimi që i hap rrugën një të ardhme midis dy vendeve tona. Shqipëria është angazhuar të marrë pjesë dhe në investimet e gazit të lëngshëm. Duhet theksuar se tashmë energjia nuk është më një çështje komerciale, bëhet fjalë për sigurinë. Energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë. Puna intensive është lënë të nisë në fillim të shtatorit ku ENAGAS do të vijë në Shqipëri.

