Bullizuan të riun në ‘Tik Tok’, pezullohen nga detyra 3 punonjësit e komisariatit të Korçës

Tre punonjësit e policisë të komisariatit të Korçës, të cilët u proceduan rreth 2 javë më parë për nxjerrjen e një video të një të riu në Tik Tok, janë pezulluar nga detyra. Sipas burimeve, mbi ta rëndon akuza e "Kryerja e veprimeve arbitrare".

Nga informacionet, shoqërimi i të riut ka ndodhur në kohën e pandemisë, rreth 2 vite më parë.

Gjatë shoqërimit në mjetin e policisë, policët kanë akuzuar të riun për vjedhje, ndërsa video e publikuar është marrë nga autoritetet në momentin e kallëzimit që ka bërë i riu.

AMP në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë, po vazhdon hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.