“Vefa” i la rrugëve / 54 familje në Laprakë në borxhe me Entin e Banesave
Pesëdhjetë e katër familje banorë të pallatit Vefa në Laprakë të cilët kanë humbur paratë e apartamenteve në firmat piramidale kërkojnë mbështetjen e shtetit. Ato thonë se kanë një marrëveshje me Entin Kombëtar të Banesave, por gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që ato të mos paguajnë detyrimet ndaj kërkojnë faljen e shumës që ju ka mbetur.
Xhemile Berisha 67 vjec para shumë vitesh investoi si një pjesë e madhe e shqiptarëve në firmat piramidale. Shuma që ajo pagoi ishte 40 mijë dollar.
Në atë kohë bëri një marrëveshje me entin e banesave ku mori një shtëpi me kredi dhe prej tre vitesh nuk ka paguar detyrimet.
Xhemile Berisha: Gjendja ekonomike ka shkuar thika në palcë. Kur kishim mundësi I kemi paguajtur, tani nuk jemi më në gjendje ti paguajmë.
Thotë se merr 100 mijë lek të vjetra pension, ku me ato para i duhet të ushqehet vet me dy nipërit e saj fatkeqësisht jetim.
Xhemile Berisha: Djali ndërroi jetë, la dy jetima, plaku ndërroi jetë. Me çfarë ti paguaj unë? Unë do hyp majë tarracës do mbyll sytë me këtë shami dhe do të hidhem nga atje posht ëqë të qetësohet Enti i Banesës. Çfarë të paguaj unë me 100 mijë lekë pension, drita, ujë, gaz, ilaqet, ushqim?
Mes lotësh ajo kërkon ndihmën e shtetit që tju falet kredia pasi është në gjëndje të vështirë ekonomike .
Si kjo zonjë në total janë 54 familje ku thonë se jetojnë nën minimumin jetik.
“Kam 25 vjet që paguaj qera me shtëpitë e mia, me pension, burri më ka vdekur, jam vetëm fare.”
“Buk me ngrënë nuk kemi në shtëpi, jo më të paguajmë tani shtëpitë. Ne një herë i blemë shtëpitë.”
Pasi humbën paratë në firmat piraidale dhe u sistemuan me shtëpi tek pallatet e vefas banorët thonë se ka qenë Enti Kombëtar i Banesave që u ka kërkuar të lidhnin kontratë ku do të paguanin më pas dhe detyrimin e përcaktuar, por gjendja ekonomike e vështirë ka bërë që ato të mos paguajnë prej vitesh.