Rriten çmimet e shërbimeve/ Tiranë-Durrës bileta me 30 lekë më shumë

Çmimet e shërbimeve në vendin tonë po vijojnë të rriten, krahas shtrenjtimit të vazhdueshem të produkteve të konsumit.
Bileta e transportit publik nga Durrësi drejt Tiranës dhe anasjelltas u rrit papritur, dhe pa asnjë diskutim me 30 lekë të vjetëra.

Vetëm në 4 muajt e fundit bileta është rritur me 60 lekë. Në fillim të marsit ishte 120 lekë, pas shtrenjtimit të karburanteve, që shkoi në 150 lekë, ndërsa së fundmi bileta ishte 180 lekë.

Për qytetarët është e papërballueshme.

“Dynjaja nuk kanë buk me ngrënë. Me 1200 lekë ai ble dy bukë.”

Një udhëtar që niset nga një prej lagjeve të Durrësit për të marrë një shërbim në një institucion qëndror në Tiranë duhet të paguajë tanimë plotë 520 lekë vajtje-ardhje.

Rritja e pandalshme e çmimeve që prej muajt mars është kthyer në një shqetësim real për qytetarët të cilët kanë protestuar me dhjetëra raste ndërsa qeveria ka krijuar 2 borde për kontrollin e çmimeve të klarburantit dhe disa ushqime bazë.