Bullizuan të riun, Prokuroria e Korçës procedon penalisht 3 punonjës të komisariatit

Prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës ka proceduar penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës.

Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik-Tok ku bullizohej një shtetas në kohën e pandemisë, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19.

Policët e kanë shoqëruar për mungesën e maskës, dhe më pas e akuzonin të riun për vjedhje.

Ata i kanë thënë atij se kishte vjedhur gjithë Korçën, duke e cilësuar atë si  numrin 1 që kërkohet për vjedhje.

Gjithë biseda e rregjistruar më pamje dhe është publikuar pas më tepër se 2 vitesh në rrjetet sociale.

Burimeve për Ora News bëjnë me dije se i riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.

Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë.