7 korriku bashkon demokratët, Shumica e deputetëve të PD në protestë, vetëm Alibeaj e Bardhi kundër
Protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha do të bashkojë deputetët demokratë në sheshin para kryeministrisë. Por Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi kanë vendosur që të mos protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke refuzuar në mënyrë kategorike Sali Berishën.
Demokratët nuk arriten të bashkohen në selinë blu duke qëndruar të përçarë në dy kampe, por Sali Berisha ka gjetur mënyrën për t’i bërë bashkë ata. Pavarësisht krittikave ndaj drejtuesit të kësaj force politike, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ervin Salianji: Demokratët kanë menduar ndryshe nga unë kështu që unë do të jem me ta.
Flamur Hoxha: Në fakt në këtë rast nuk është nevoja për lajmërim. Shqiptarët duhet të protestojnë siç protestuan për maskaradën e 25 prillit i gjithë qarku Kukës që dha 65 për qind të votave për PD. Strukturat e PD janë gjithmonë të bashkuara.
Xhelal Mziu: Data 7 korrik është një betejë për të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm për demokratët. Nuk besoj se ka qenë në ndonjë situatë më kritike familja shqiptare sesa sot. Kemi çmimet rekord në botë dhe shumë herë më të larta sesa vendet e rajonit.
Grisa Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është që përveç përfshirjes të kërkohën më tej mendime. Duyhet të konsultohen të gjithë deputetët për strategjinë që duhet të ndiqet.
Edhe aleatët, të cilët deri më tani në “luftën” e brendshme të PD kanë mbajtur një pozicion neutral, të enjten e ardhshme do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha.
Agron Duka: Partia Agrare Ambientaliste do të marrë pjesë. Nuk kemi asnjë akordim me Sali Berishën spo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet që bëhet protesta dhe për problemet që ka bujqësia sot Partia Ambientaliste duhet të jetë në protestë.
Rrethi i besnikëve të Lulzim Bashës është ngushtuar në pak deputetë, të cilët kanë zgjedhur të protestojnë kundër Edi Ramës në krah të Sali Berishës.
Enkelejd Alibeaj: Do të protestoj kundër non-gratave. Do të protestoj kundër krimit. Se të protestosh kundër krimit duhet të flasësh këtu kundër non-gradave. Duhet të protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu pa frikë. Protestoj sot, kam protestuar dje, do të protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është të protestojë.
“Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Ta kuptojnë qytetarët, nuk është ai shpresa e njerëzve, shpresa e njerëzve është këtu. Para se të shkojmë tek sheshi dhe para se tju themi njerëzve të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë të thjeshtë ndaj Ramës. Çfarë bëhet me fatin e non- gratave të Ramës, ka guxim ta thotë apo jo?”
Gazmend Bardhi: Shqiptarët kanë arsye për të protestuar. Gjithmonë pranë qytetarëve.
Belind Këlliqi i shikon absurde qëndrimet e Alibeajt dhe kolegëve të tij demokratë që nuk do të marrin pjesë në protesë.
Belind Këlliçi: Çdo qytetar ka 1001 arsye për të dalë në protestë për shkak të çmimeve të rritura pamundësisë për të përballuar çmimet mujore.
Në radhët e demokratëve ekzistojnë edhe deputetë që pjesmarrjen e kushtëzojnë me mundësinë e ndonjë udhëtimi jashtë vendit.
Oriola Pampuri: Në qoftë se nuk do të kem ndonjë udhëtim për punë do të marr pjesë. Nga 2013 opozita ka bërë protesta të panumërta. Kjo protestë ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme. Është tejet normale në këtë situatë që jëmi.
Flutura Açka: Unë vet nuk jam persponalisht, por çdo qytetar është i lirë të protestojë nuk ka asgjë të keqe. E pyetur se vila ëhstë arsyeja që nuk do të marrë pjesë në protestë u shprejh: Është çështje fizike, qytetari është i lirë të protestojë. Pastaj unë kam qenë për 30 vjet në të gjitha protestat, jo vetëm të PD e të opozitës , por kam qenë dhe në protestat e shoqerisë civile të gjitha. Është në natyrën time të protestoj pastaj, jam s’jam fizikisht protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë.

