DOKUMENTI/ Pr/ligji: Rastet kur kultivuesit e kanabisit mjekësor rrezikojnë gjobë nga 5 mln në heqje licence

Qeveria bën gati pr/ligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Në nenin 40 të këtij pr/ligji parashikohen dhe dënimet administrative në rast se shkeja e kultivuesit/përpunuesi I kanabisit nuk përbën vepër penale.

Kështu në nenin 40 renditen kundravajtjet dhe gjobat deri në 5 milionë lekë deri tek masa ndalim i kryerjes së veprimtarisë.

Kundërvajtjet

1.      Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjne kundërvajtje administrative dhe do të dënohen me një gjobë deri në masën 5.000.000 (pesë milionë) Lekë, nëse:

a.    Bën reklamë për prodhimin, në mënyrë direkte ose indirekte, ose bën shitje direkte; me pakicë;

b.   Nuk zbaton masat e shprehura me vendim nga inspektori mbikëqyrës;

ç. Pengon procesin e marrjes së mostrave;

c.    Kultivon  kanabis për qëllime industriale, pa kontratë paraprake dhe në kushte të shkeljes së ligjit;

d.   Kur ka mbjellë dhe administruar sipërfaqe më të mëdha me kanabis industrial, ose kur regjistrimin e sipërfaqeve nuk e ka kryer brenda afatit të parashikuar;

gj. Nuk deklaron sipërfaqet në të cilat kultivon kanabis për qëllime mjekësore dhe/ose kanabis për qëllime industriale;

e.    Kryen proçese për të cilat nuk është i autorizuar ose nuk dorëzon brenda afatit të parashikuar në ligj raportet e nevojshme për institucionet mbikëqyrëse dhe kontrolluese;

f.    Tejkalon afatin e caktuar për grumbullimin e sasive të prodhuara të kashtës së kanabis për qëllime mjekësore dhe/ose kanabis për qëllime industriale;

g.   Nuk e njofton ministrinë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ministrinë përgjegjëse për bujqësinë dhe ministrinë përgjegjësë për shëndetësinë për çdo gjendje që tregon dyshim se kanabisi ose pjesë të bimëve janë përdorur ose do të mund të përdoren për prodhimin e lëndëve psikoaktive;

h.   Kultivon kanabis për qëllime industriale pa autorizimin përkatës;

i.     Nuk mban Regjistër për sasinë e prodhuar dhe atë të blerë të kanabisit për qëllime mjekësore dhe/ose industriale nuk dorëzon raportin brenda afateve ligjore tek autoritetet mbikëqyrëse;

j.        Punon në kushte që janë në kundërshtim me autorizimin e dhënë;

k.      Nuk përsërit kërkesën për ripërtëritjen e lejeve;

th. Reklamon produktet me bazë kanabis në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë;

x.      Nuk tregon kujdes për ruajtjen e bimëve në mjedise të veçanta për magazinim, tharjen etj, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar; 

xh. Nuk korrespondojnë të dhënat e regjistrave të tij me regjistrat e institucioneve pas verifikimit nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Ministria përgjegjëse për shëndetësinë;

y.      Nuk bëhet administrim rigoroz i qarkullimit të personave të paautorizuar në mjediset e brendshme dhe çelësat e mjediseve ose kasafortat ku ruhen farërat, regjistrat etj., përdoren pa mbikëqyrje dhe protokoll;

z.       Nuk regjistron në kohë reale kur bëhet secili import, eksport, transport, blerje, shitje ose nuk ruan dokumentacionin për një periudhë minimale prej pesë vjet;

zh. Nuk dorëzon raporte analize dhe një vlerësim për nevojat për vitin e ardhshëm;

aa.   Nuk dorëzon raporte vjetore për sasitë e konfiskuara ose të shkatërruara të bimëve dhe preparateve;

bb.  Heq, prish, manipulon pajisjet, shenja, etiketat apo pullat e parashikuara në nenin 34 të këtij ligji.

cc.   Pengon, shmang inspektimin apo verifikimin mbi gjurmueshmërinë ose shmang sistemin e shënjimit dhe gjurmimit;

dd. Kultivon, prodhon, përpunon, furnizon,tregton, mban, transporton, bimë,fara,  produkt me lëndë psikoaktive dhe substanca psikotrope të pa shenjuar sipas përcaktimeve në 34 për Shenjimin dhe Gjurmimin.

2.      Krahas gjobës së parashikuar nga paragrafi 1 i këtij neni, personit juridik mund t’i caktohet edhe sanksion për kundërvajtje ndalim i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë. Kohëzgjatja e ndalimit të veprimtarisë caktohet nga gjashtë muaj deri në tre vjet. 

3.      Krahas gjobës, për veprimtaritë që ushtrohen në shkelje apo tejkalim të ligjit, personit përgjegjës në personin juridik i caktohet edhe masa ndalim i kryerjes së veprimtarisë. Kohëzgjatja e ndalesës nuk mund të jetë më e gjatë se një vit.

4.      Personi përgjegjës në personin juridik i caktohet gjobë në shumën prej 300 000 (treqindmijë) lekë deri në 700 000 (shtatëqindmijë) për kundërvajtje nëse:

a.       rezulton se përtej afatit prej katër muajsh pas përfundimit të korrjes nuk e ka dorëzuar ende prodhimin e plotë, përkatësisht të gjitha sasitë e pjesëve të kanabisit për qëllim, të cilat mund të shërbejnë për prodhimin e lëndëve psikoaktive;

b.  nuk bën deklarim të saktë për sipërfaqet për prodhimin e bimëve, ose i deklaron përtej afatit prej 15 ditësh pas mbjelljes;

c.       kultivon kanabis industrial pa miratim dhe me kushte në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;

ç. nuk i paraqet sipërfaqet për prodhim të kanabisit për qëllim në afat më vonë se 15 ditë pas mbjelljes;

d. e dorëzon prodhimin e plotë përtej afatit prej katër muaj pas mbarimit të korrjes, përkatësisht të gjitha sasitë e pjesëve të, që shërbejnë për prodhimin e lëndëve psikoaktive;

dh.nuk përditëson regjistrat me të dhënat që parashikon ligji brenda afatit dhe në kohë reale, si dhe kur nuk dorëzon raportin brenda afateve të parashikuara;

e. nuk përgatit njoftimin e menjëhershëm për Ministritë dhe autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen për çdo gjendje që tregon dyshim se kërpi ose pjesët e kanabisit për qëllim janë përdorur ose do të mund të përdoren për prodhimin e lëndëve psikoaktive;

ë. nuk i merr të gjitha masat që të ndalojë keqpërdorimin e bimëve dhe/ose dëmtimin e tyre;

f. heq, dëmton, manipulon, pajisjet, shenjat, etiketat apo pullat si dhe pengon, shmang inspektimin apo verifikimin mbi gjurmueshmërinë sipas përcaktimeve të këtij ligji.        

Neni 41

Kundërvajtjet administrative të kryera nga punonjë të administratës shtetërore

Për punonjësin e administratës shtetërore caktohet gjobë në masën nga 3,000 (tremijë) lekë deri në 10,000 (dhjetëmijë) lekë, kur nuk përgjigjet brenda afateve të caktuara nga ky ligj për kërkesat që ushtrojnë subjektet në zbatim të ligjit.

Neni 42

Ankimi

Ndaj gjobave të caktuara, si dhe ndaj çdo veprimi tjetër administrativ në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe me këtë ligj, personat e ndëshkuar mund të bëjnë ankim në Gjykatën Administrative.

Neni 43

Regjistri i gjobave

1.         Agjencia ka detyrimin që të mbajë regjistër të veçantë për gjobat dhe në praktikën e çdo subjekti, të ruajë kopje të gjobave të caktuara dhe të mandat pagesave për arkëtimin e tyre nga subjektet.    

 kanabisi

Dokumenta bashkëngjitur