Elbasan/ Tentoi të vidhte lokalin dhe plagosi pronarin, vihet në pranga autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 13:00
Është vënë në pranga autori i një plagosje të ndodhur në Elbasan me datë 26 qershor 2022 në lagjen "Shënkoll".
36 vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me një peron tjetër i cili u arrestua në flagrancë tentuan të vidhnin një lokal dhe më pas kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës pronarin.
36 vjeçari i arrestuar është shtetasi Th. B.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.