Durrës/ U futën në gomisteri dhe rrëmbyen BMW-në, 2 persona në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 13:29
Ditën e djeshme (29 qershor) 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip "BMË", një 32 vjeçari dhe janë larguar.
Ishte 32 vjeçari me inicialet D. V i cili bëri denoncimin në polici.
“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip "BMW", dhe janë larguar”, njofton policia.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
