Po bëjnë plazh me "lekët" e klientëve, Shoqata e Avokatëve Penalistë kundër bojkotit
Kreu i I Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Saimir Vishaj ka dalë kundër bojkotit të avokatëve për hartën e re gjyqësore.
Ai ka denoncuar se avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore dhe ndërkohë po bëjnë plazh me lekët e klientëve.
“E turpshme që avokatët po bëjnë plazh me "lekët" e klientëve pa bërë punë sidomos për masat e sigurimit”, shkruan Vishaj në rrjetin e tij social Facebook.
Gjithashtu ai ka ftuar ditën e nesërme Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqiperisë në orën 08:00 para SPAK.
Postimi i plotë:
Plazh! E turpshme që avokatët po bëjnë plazh me "lekët" e klientëve pa bërë punë sidomos për masat e sigurimit. Nuk mundet të rrinë në burg të pandehurit për fajin e avokatëve
Nuk mundet një doktor të mos operojë nje urgjencë nga apandetisti .
Nesër ftoj Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqiperisë ora 08 para SPAK.
Kryetari I Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqiperisë - Saimir Vishaj
