Zaniolo i “çmendur” pas bukuroshes shqiptare. Zbulimin e bën revista “rozë” (Fotot)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 17:36

Quhet Kejdis Bardhi, është një femër, shumë sensuale madje dhe këtë emër që duhet ta memorizoni. Shqiptarja e panjohur në vendin tonë duket se po prish ëndrrat e Nicolo Zaniolos, mesfushorit të talentuar të Serie A.

Lojtari i Romës, i cili ka një historik të pasur të historive të dashurisë me disa nga femrat më të njohura të botës gossip në Itali, mendohet se po përjeton momente rozë me bukuroshen me origjinë shqiptare.

Sipas revistës së specializuar “Chi”, stilistja nga Terni dhe lojtari italian në qëndër të merkatos së verës, janë parë në një jaht në zonën turistike të Ponza-s.
Në fotot e publikuara nga revista, nuk ka asnjë shenjë afrimiteti mes të dyve por dyshimet janë të mëdha se mes tyre tashmë ka nisur një histori pasioni.












