Atletikë, dhunohet brutalisht por nuk dorëzohet dhe fiton të drejtën e garimit në botëror

Arritje e pabesueshme nga ana e atletit francez Wilfried Happio në garën e 400 metrave me pengesa. Në baterinë finale për titullin kombëtar të Francës, ai doli në pistë me fytyrën të mjekuar pas sulmit nga ana e një personi që zbriti në pistë dhe e sulmoi në momentin e përgatitjeve.  

Është e pabesueshme se si atleti garoi me një sy tërësisht të demtuar dhe 4 fraktura në pjesën e kokës. Trajneri rrëfen se 20 minuta përpara garës, teksa po kryente nxemjen, një person e sulmoi brutalisht pa asnjë arsye

Atletikë, dhunohet brutalisht por nuk dorëzohet dhe fiton të

Gjithsesi, dëmtimi nuk e pengoi atletin për të fituar garën dhe të drejtën e garimit në botërorin e atletikës ndërsa mediat franceze aludojnë se sulmin e kreu një njeri i afërt i një prej rivalëve me të cilin Happio ka pasur në debat gjatë kohëve të fundit.

Atletikë, dhunohet brutalisht por nuk dorëzohet dhe fiton të

Në konferencën e shtypit ai u shpreh i lumtur për vendin e parë dhe rekordin personal teksa në një moment disa pika gjaku i rrodhën në fytyrë por ai qetësoi gazetarët rreth gjendjes shëndetësore. Më pas u shtrua në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për riparimin e dëmtimit.

Atletikë, dhunohet brutalisht por nuk dorëzohet dhe fiton të