Ideja “anormale” e Girona-s: Të fusim edhe qentë në stadiume...
Girona në Spanjë ndoshta nuk është një skuadër kampione në fushë por e tillë është në inisiativat që ndërmerr në mbrojtje të kafshëve.
Pasi nënshkroi me markën e ushqimit të kafshëve “Gosbi”, klubi i sapongjitur në La Liga shkon edhe më tej duke propozuar që tifozët të hyjnë në stadium me qentë e tyre. Idenë e propozoi administratori i klubit Nacho Mas-Baga që shpjegon se Girona synon të bëhet një nga klubet më miqësore ndaj kafshëve në planet.
“Po punojmë për të gjetur mundësinë që edhe miqtë me katër këmbë të kenë haoësirën e tyre në stadium në mënyrë që të promovojmë idenë e respektit ndaj kafshëve”.
Gràcies pel vostre suport en aquesta temporada històrica, Gosbi. ????
— Girona FC (@GironaFC) June 22, 2022
Orgullosos de tenir un patrocinador gironí de primera! ❤️????#GironaFC #OrgullGironí #Gosbi #Gosbi_official pic.twitter.com/APBwO6jEN2
