Marco Verrati mik në vilën e Rolandos në Ibiza, grabitësit hyjnë e vjedhin 3 milionë euro
Marco Verrati bie viktimë e grabitjes në Ibiza ku po kalon pushimet me familjen e tij. Mesfushori i Italisë dhe PSG që është akomoduar në shtëpinë në pronësi të brazilianit Ronaldo, u grabit nga njerëz të panjohur të cilët hynë në vilë dhe i vodhën bizhuteri dhe para me vlerë 3 milionë euro.
Ai dhe bashkëshortja Jessica Aidi nuk ndodheshin në shtëpi gjatë momentit të grabitjes dhe pasi mbërritën e kuptuan se diçka nuk shkonte.
Verrati njoftoi menjëherë policinë që ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen që është bërë publike në media edhe pse ka ndodhur gjatë orëve të para të së dielës.
Vila e marrë me qera nga Nazario Da Lima, ndodhet në Cala Jondal, pjesa jugore e Ibiza-s, një nga zonat më të frekuentuara prej VIP-ave. Mesfushori nuk ka bërë asnjë koment në rrjetet sociale ku bashkëshortja franceze ka qenë mjaft aktive gjatë ditëve të fundit.



View this post on Instagram