Lëvizje surprizë nga Luis Suarez, “El Pistolero” bëhet “milioner”

Luis Suarez është shumë pranë argjentinasve të River Plate. Uruguajani që u largua me parametra zero nga Atletico Madrid nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Europë pasi e ka bërë zgjedhjen e tij.

“El Pistolero” po pret fundin e muajit kur mbyllet zyrtarisht edhe kontrata me “Los Colchoneros” për të bërë njoftimin e transferimit te “Millionarios”. Një marrëveshje e papritur për të gjitha skuadrat e interesuara për sulmuesin amerikano-latin, i cili vendos të mbyllë një kapitull të suksesshëm në kontinentin e vjetër.

Trajneri i bardhekuqve, kampionë në fuqi të Argjentinës, Marcelo Gallardo ka punuar në lidhje me këtë transferim duke e pranuar se Suarez është shumë pranë River Plate që do të synojë të rikthehet në majën e kontinentit për të fituar edhe një herë Copa Libertadores.

Lëvizje surprizë nga Luis Suarez, “El Pistolero”

Atalanta dhe Inter Miami ishin dy klubet më të përfolura për të afruar sulmuesin uruguajan që zgjodhi 37 herë kampionët e Argjentinës të cilët humbasin shërbimet e Julian Alvarez pasi talenti argjentinas ka zgjedhur Manchester City. Sezonin e kaluar, Suarez e mbylli me 21 gola të shënuar me fanellën e Atletico Madrid që e ndihmoi dy vite më parë në triumfin e La Liga-s.