Milan, konkretizohet afrimi i parë, Origi mbërrin në “Milanello”
Zhbllokohet merkatoja e Milanit me goditjen e parë zyrtare të merkatos së verës. Sulmuesi i Liverpool, Divock Origi mbërriti në Milano ku pas vizitave mjekësore do të firmosë edhe kontratën me 3.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme.
Kampionët e Italisë përfituan nga fakti që belgut i përfundoi kontrata me sulmuesin i cili u lirua me parametra zero nga “The Reds” dhe tashmë mund të vishet kuqezi. Marrëveshja u mbyll nga dyshja Maldini-Massara dhe gjatë orëve të ardhshme do të vijë thjesht zyrtarizimi.
Goditje e rëndësishme për trajnerin Stefano Pioli që forcon sulmin me një emër të rëndësishëm edhe pse gjatë sezoneve të fundit Origi humbi mes pankinës dhe harresës në Liverpool ku konkurrenca ishte shumë e madhe. Ai do të jetë alternativa kryesore e veteranit Olivier Giroud.
