Mbappe "spiunon" Neymar, Al Khelaifi i "tregon derën" brazilianit

Është apo jo "dora" e Mbappe këtë ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë por fakt është që PSG i ka kërkuar Neymar të largohet nga skuadra dhe të kërkojë një destinacion të ri.

Drejtori sportiv Campos ka takuar agjentin,  njëkohësisht të atin e sulmuesit duke i komunikuar vendimin e klubit edhe pse Neymar ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2025 me parizienët. 

Neymar Senior ka kërkuar pagesën sipas kontratës që shkon deri në 200 milionë euro, shumë qe Al Khelaifi nuk është i gatshëm ta paguajë edhe pse mund ta bëjë një gjë të tillë pjesërisht. Campos ia ka ofruar lojtarin Chelseat dhe Juves për ta "hequr qafe" por asnjë prej klubeve nuk është i gatshëm të bëjë çmenduri me financat.

Presidenca kërkon të bëjë ndryshime edhe në aspekin disiplinor të skuadrës dhe do të veprojë me "dorë të hekurt" ndaj lojtarëve me sjelljen jo të duhur. Mbappe mund t'i ketë bërë me dije klubit se Neymar nuk është profesionist në sjelljen e tij dhe kjo ka shërbyer për ta detyruar Al Khelaifin t'i tregojë derën.