Serena Williams mahnit edhe Mike Tyson me aftësitë e saj në boksim (Video)

Të boksosh me Mike Tyson edhe tani që ish-kampioni ka dalë në pension, nuk është asnjëherë një mendim gjenial por Serena Williams nuk e bën këmbën pas.

Rekordmenia absolute e tenisit të femrave sfidon Majkun e hekurt në një duel dhe ia del mbanë më së miri. Tenistja shfrytëzon format trupore me masën muskulore për t’i bërë ballë Tyson i cili ka ngelur i surprizuar nga grushtimi i Williams.

Tyson e fitoi ndeshjen e parë si profesionist në moshën 19-vjeçare dhe mbajti kurorën e kampionit të botës në vitet 1987-1990. “Nuk do të donit të ishit në ring me këtë person”, shkruan Tyson në rrjetet sociale.

Aktualisht, Williams edhe pse në moshën 40-vjeçare po merr pjesë në turneun e Wimbledon ku kërkon të sigurojë trofeun e 24 grand slam.