Tirana shumë pranë transferimit të ish-mesfushorit të Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 12:11

Mediat italiane zbulojnë dëshirat e merkatos së Tiranës që ka shënjestruar mesfushorin Emanuele Ndoj, i cili mbylli një sezon në dritëhije te Cosenza.
Sipas një lajmi të publikuar në gazetën lokale “Giornale di Brescia“, ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë firmës me klubin kampion të Shqipërisë pasi Cosenza vendosi ta mbyllte bashkëpunimin me të.
Ndoj u bashkua me “ujqërit” në muajin janar i huazuar nga Brescia por nuk arriti të bindte me paraqitjet e tij duke regjistruar vetëm 10 ndeshje, 5 prej të cilave titullar. Më Kombëtaren Shqiptare, Ndoj është grumbulluar për herë të fundit në vitin 2019 për fazën eleminatore të Euro 2020. Ai numëron 4 ndeshje si titullar me Shqipërinë.
