Lazio, largohet një serb dhe afrohet një shqiptar…?

Mund të marrë një zhvillim të papritur çështja “Broja” në Londër ku sulmuesi shqiptar ka nisur të stërvitet me Chelsean në pritje për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së tij.

Milinkovic-Savic mund të rezultojë emri i duhur për t’i dhënë drejtim karrierës së sulmuesi që pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri në Romë. Shtatlarti ka marzhe të mëdha përmirësimi dhe është ideal për projektin e trajnerit toskan dhe në këtë mënyrë, Igli Tare e konsideron si një emër që mund të përfshihet në bisedimet për transferimin e Milinkovic në “Stamford Bridge”.

Thomas Tuchel kërkon një mesfushor fizik dhe ka gjetur te shtatlarti i Lazios lojtarin ideal për të plotësuar repartin. Sipas “La Repubblica”, Igli Tare që ndodhet në Londër për të diskutuar shitjen e mundshme të serbit për të cilin Lotito kërkon 80 milionë. Në këtë mënyrë, futja në lojë e Brojës mund të ulë ndjeshëm pretendimet e bardhekaltërve.