Sulmuesi i momentit në versionin Dj. Halaand “çmendet” në Marbella
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 07:57
Erling Halaand i pandalshëm në Marbella ku po kalon pushimet verore në pritje për t’u bashkuar me Manchester City-n ku u transferua për 60 milionë euro.
Pak orë pasi u shfaq në një plazh duke lujatur me disa fëmijë, norvegjezi që ka pushtuar prej ditësh faqet e para të tabloideve për pushimet e tij të thjeshta, larg luksit të shfrenuar, u “ankorua” në mbrëmje në një nga diskot më të populluara të zonës.
Sulmuesi shtatlartë nuk arriti të rezistonte pa u bërë protagonist edhe në klubin ekzotik ku u bashkua me DJ Angelsanchezdj. Shikojeni;
