Roma tërhiqet nga miqësorja, "xhindoset" Barcelona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 21:48
Përplasje diplomatike në aksin Barcelonë-Romë. Klubi italian është tërhequr nga pjesëmarrja në "Trofeun Gamper" e planifikuar për në datën 6 gusht 2022. Jose Mourinho i kërkoi klubit që të bëjë një hap pas dhe drejtuesit nuk e kanë menduar dy herë.
Barcelona ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të Romës duke kërcënuar me veprime ligjore për tërheqje të njëanshme nga kontrata e nënshkruar mes palëve.
"Trofeu Gamper" organizohet nga Barcelona gjatë sezoneve të fundit dhe ka për qëllim të ndihmoje skuadrën në fazën përgatitore për sezonin e ri.
