Video/ Asllani nis aventurën zikaltër. Shqiptari në "Humanitas" për testet mjekësore

Kristjan Asllani mbërrin në qëndrën mjekësore "Humanitas" të caktuar nga Interi për vizitat mjekësore. Moment historik për mesfushorin kuqezi, i cili do të bëhet i pari shqiptar që vesh fanellën zikaltër që pas Rey Manajt.

Ish-lojtari i Empolit do të transferohet në Milano për rreth 14 milionë euro dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.