Në kërkim për drogë nga policia e Fierit, arrestohet në Dibër 47-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 16:13
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar nga Bulqiza, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin B.O, banues në njësinë administrative Gjoricë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
