Ish-kreu i Bashkisë në SPAK/ Muharrem Rama u pyet për 60 minuta në zyrat e BKH-së

Ish-kreu i bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, është marrë në pyetje në SPAK. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë sqarime se përse e ka thirrur ish-zyrtarin, por edhe ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për mediat, duke thënë se arsyeja e paraqitjes është për të takuar një shok.

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist është thirrur në SPAK, për të dhëne sqarime në lidhje me nje hetim të nisur nga kjo prokurori.

Bëhët fjalë për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Muharrem Rama është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në mesditë, ku ka qëndruar për rreth 60 minita përpara oficerëve të BKH-së.

SPAK nuk jep asnjë sqarim se përse është thirrur ish kryebashkiaku, por dyshohet se ai ka dhënë sqarime në lidhje me një tender që është bërë në këtë bashki, kur drejtohej nga Rama.

I pyetur për shkakun e ardhjes në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, vetë Rama u përgjigj se “do të takonte një shok”.

Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016. Rama është i disati kryebashkiak socialist që pyetet nga SPAK.

Ish-kreu i Bashkisë në SPAK/ Muharrem Rama u pyet për 60 minuta