Gjashtë shqiptarë nën akuzë për vrasjen e arkitektit italian

Plot një vit nga vrasja e arkitektit italian Roberto Mottura, Prokurorët italianë Marco Sanini e Valentina Sallaroli të Prokurorisë së Torinos, deklarojnë mbylljen e hetimeve duke vënë nën akuzë, gjashtë shtetas shqiptarë.

Dy prej tyre, akuzohen si autorë ekzekutues të vrasjes, dy shqiptarë për bashkëpunim në krim e dy të tjerë për favorizim e armëmbajtje pa leje.

Motivi i vrasjes ishte grabitje e viles ku arkitekti italian jetonte me basshkëshorten e djalin e tij 13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë data 9 qershor 2021, kur arkitekti 49 vjecarë Roberto Mottura, qëllohet me pistoletë të kalibrit 22 në kuzhinën e banesës së tij në komunën Piossasco, në provincën e Torinos.

Sipas rrëfimit të bashkëshortes së viktimës, dy të panjohur me fytyrë të mbuluar kishin hyrë në shtëpinë e tyre e kanë qëlluar për vdekje arkitektin italian.

Shqiptari Emrijon Margjini 29 vjeç, banues në Torino akuzohet se është një nga autorët e vrasjes.

Dy shqiptarë të tjerë të ndaluar nga drejtësia italiane janë Megim Lazri 24 vjecë e Flaugert Syla 26 vjec. Të dy banues në rajonin e Kampanjës e që vetëdeklarohen të pafajshëm. Por prova kryesore që i kundërshton është identifikimi i telefonave të tyre celularë në zonën e grabitjes e fikja e celularëve pak para kryerjes së këtij krimi.

Gjatë arrestimit e kontrollit të banesavve të dy prej shqiptarëve të tjerë nën hetim janë gjetur armë zjarri e lëndë narkotike. Kanë qënë ata që kanë stehuar grabitësit shqiptarë, që vinin nga rajonin i Kampanjës për të grabitur banesa në Piemonte.