Roskovec/ I vuri zjarrin barit, dogji bletët e komshinjëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 12:52
Është proceduar penalisht autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu të dielën një pjesë të madhe të tokave në fshatin Jakodinë në Roskovec.
Parcela me grurë dhe koshere me bletë u shkrumbuan si pasojë e zjarrit
I arrestau është shtetasi me inicialet V. L., banues në Durrës.
"Ai në fshatin Jogodinë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
