Rama drejt Madridit për Samitin e NATO-s, punonjësit e pastrimit "lavazh" Kryeministrisë

Rama drejt Madridit për Samitin e NATO-s, punonjësit e pastrimit

Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Madridit ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Ky samit është i pari që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Delegacioni kryesohet nga kreu i qeverisë dhe pjesë e tij do të jetë edhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka.

Fokusi i bisedimeve do të jenë vijimi i çështjes së Ukrainës si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.

Por ndërsa shefi i qeverisë do të jetë jashtë, një ekip pastrimi sihte inkuadruar këtë të martë në shkallët e kryeministrisë për një pastrim të thellë me ujë të bollshëm dhe detergjentë të gjithë hapësirës së mermertë përpara godinës së qeverisë.

Foto nga LSA