Rama: Inspektorë nga qielli për bujqësinë, regjistër toke, dronë satelitë. Fermerët të bashkojë arat!”
Kryeministri, Edi Rama, u premton sërish fermerëve dronë e satelitë për arat, ndërsa bën të ditur se qeveria e tij do të heqë dorë nga subvencionet. Ai u bëri thirrje bujqve të mos mallkojnë qeverinë për produktet e pashitura por të mësojnë nga të suksesshmit dhe tenkologjia.
Ajo që Edi Rama dhe qeveria e tij i ofrojnë fermerëve në mandatin e tretë qeverisës,është këshilla; të mësojnë nga ata që dinë.
Edi Rama: "Dalin në televizion pamjet e disa fermerëve që fatkeqësisht hedhin qershitë e tyre se nuk i shesin dot. Dhe bërtasin për subvencione, bërtasin për qeverinë që nuk i ndihmon dot dhe bërtasin për çmimet dhe kjo duhej të ishte shqetësuese nëse do të ndodhte në të gjithë Shqipërinë por në të njëjtin territor ka të tjerë që pikërisht me qershinë dhe pikërisht në këto kohë e me këto vështirësi bëjnë sukses"
Kryeministri nuk është mbështetës i subvencioneve. E quan atë lëmoshe të padobishme edhe pse nëpër fushata elektorale u ka premtuar shumë herë naftë pa akcizë.
Edi Rama: “Nëse mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkallë fiktiviteti.
E konsideroi të zgjidhshme kaosin me parcelat e vogla që kanë në pronësi fermerët me të cilat kanë më shume kosto se fitim, e për këtë fajësoi jo ndarjen sipas ligjit famëkeq të 7051-shit por mendësine e shqiptarëve
Edi Rama: “Tokën e keni të fragmentuar por jo trurin”
Satelitet dhe dronët që do të kryenin rolin e inspektorit edhe në bujqësi i priste që në muajin mars siç premtoi publikisht vitin e shkuar
“Kemi hyrë në një proces për tu pajisur me 3 dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën si ky shtet mund të mbledhë informacion nga terreni” pat deklaruar Rama 30 qershor 2021.
Këtë të martë, tre muaj më vonë pas dështimit të parë i premtoi sërish
Edi Rama: Vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për asrye procedurash etj. kanë marrë pak më shumë sesa ne e kishim parashikuar, por që do të vijnë brenda këtij viti,
Duke marrë si model Izraelin që furnizohet me ujë nga deti , Rama u zotua se do ta çojë bujqësinë në Shqipëri në një nivel tjetër ndërsa shpërfilli denoncimet e fermerëve për ikjen e të rinjve nga tokat apo për shkatërrimin e blegtorise. Shifrat e tij flasin ndryshe….
Edi Rama: "Meqë kemi dëgjuar dhe keni parë shumë, qumështi, falimentuan, iku, mbaruan, ikën lopët, vdiqën dhentë, Shqipëria sot prodhon 97% të qumështi që konsumon. Tani më thoni ku ikën?"

