"Hajde na bëj gjilpëra ti Sali, po unë ju bëj lopëve!" Banorët e Shtyllasit në Fier pa shërbime shëndetësore
Banorët e Shtyllasit në Fier nuk arrijnë dot të marrin shërbime në qendrën shëndetësore të fshatit. Objekti atje është drejt rrënimit, ndërsa brenda tij nuk mund të gjenden as ilaçe, as drita e as furnizim me ujë.
Fier- Qendra shëndetësore e fshatit Shtyllas në Fier prej më shumë se 5 vitesh është braktisur.
Në të nuk ka as medikamente, as ujë e as drita.
"Nuk ka drita thotë infermieria, nuk ka krevat për tu shtrirë. Si ta bëjmë gjilpërën ne, pa krevat?. Thotë nuk ka ilaçe."
"Ajo edhe stallë derrash nuk është."
Për të marre ndihmë mjekësore banorët i drejtohen në Levan .
"Më thonin mua hajde na bëj gjilpëra ti Sali, po unë ju bëj lopëve. Jam katandisur që u bëja grave gjilpëra unë. Venë i bëjnë në Levan, në Fier ku tju teket."
Rastet më të rënda ata i trajtojnë në spitalin e Fierit që për banorët kushton kohë dhe kosto financiare.
"Kemi një kryeplak që e ka emëruar partia për të mbrojtur partinë, jo për të mbrojt interesat e popullit por për të mbrojtur partinë."
Ankesat e banorëve nuk janë marrë në konsideratë pavarësisht se ata i kanë drejtuar shpesh herë pushtetit vendor për problematikat e tyre.

