Rama llogarit rimbursimin e naftës për traktorë e jo fermerë. Dronët e satelitët do zëvendësojnë inspektorët
Skema e rimbursimit të naftës fermerëve ka qenë temë diskutimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Bujqësisë Frida Krifca edhe mëngjesin e sotëm.
Në konferencën për “Teknologjinë dhe Inovacionin në Bujqësi dhe Blegtori” organizuar paraditen e sotme Rama pranoi se ka rritje eksponencialisht të kërkesave për naftë por se nga ana tjetër pas kësaj mund të fshihen abuzimet.
Madje gjatë fjalës së tij duket që Rama llogarit rimbursimin e naftës për traktorë dhe jo për numër fermerësh
Edi Rama: “Ka një gjë. Sot në mëngjes folëm me ministren për këtë. Kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt por ka dhe një problem në një aspekt tjetër. Kjo është e mirë sepse na çon drejt formalizimit por ka dhe një problem.
Nëse këtu mbi 50 mijë fermer duan naftë, më fal po sa traktor e sa mekanizator ka ky vend se nuk del llogaria. Pra ka një shkallë fiktiviteti. Kjo shkallë fiktiviteti si do të adresohet?
Për të kontrolluar më mirë këtë shkallë fiktiviteti Rama shpreson tek dronët e satelitët, edhe pse procedura e tenderimit të tyre u anulua pak ditë më parë pasi ofertuesit e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara.
Kryeministri Rama dhe se pret që projekti - që ishte parashikuar të finalizohej në mars - të jetë gati brenda vitit. Në këtë menyre tha kreu i qeverise nuk do te ketë më inspektorë në territor.
Edi Rama: “Do të adresohet pikërisht përmes teknologjisë dhe përmes formalizimit nga një anë me regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e të satelitëve që për arsye procedurash kanë marrë pak më shumë kohë nga siç e e kishim planifikuar por do të vijnë para këtij viti dhe me fatura. Naftën do ta marrësh por do të vijnë dhe faturat.
Do të vijë dhe raporti që ti ke prodhuar dhe ke shitur. Dhe për atë sasi ti do të vazhdosh të kompensohesh. Është një hap që do të kërkojë kohën e vet 5 mijë të tjerë janë tani në proces që po ju jepet subvencioni. Nuk kemi dashur të fusim inspektimet se një pjesë e naftës do të shkonte për inspektorët.“
