"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina e përshtatuar për drogën

Një magazinë e bimëve narkotike është zbuluar në Kallmet të Lezhës, pranë saj buzë lumit Drin edhe një parcelë Kanabisi. Një prej kultivuesve u vu në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i shpëtoi policisë.

Buzë lumit Drin që garantonte lehtë nevojën për ujit për vaditje dhe mes shkurreve që i krijonin mburojë.

Një parcelë kanabisi u zbulua nga kontrolli me Dron në Kallmet të Lezhës.

Bimët narkotike aty dyshohet se ishin mbjellë nga Erbardh Gjeloshi i  cili u vu në pranga në kaudër të operacionit "Next".

Krahas parcelës në terren të hapur, 36 vjecari, banor I fshatit Gocaj kishte përshtatur edhe një magazinë për kultivimin e bimëve narkotike.

Aty blutë gjetën kanabis të kultivuar në kubikë, bimë narkotike në proces tharje dhe një sasi tjetër në formë boçeje.

Në këtë veprimtari Erbardh Gjeloshi dyshohet se bashkëpunonte me 32 vjecarin Erjon Mirukaj, i cili i shpëtoi arrestimit.

Në pranga gjatë operacionit u vu një 24 vjecar për moskallzim krimi, ndërsa kryeplaku i fshatit Gocaj do të hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyrë.

Operacionet e Policisë së Shtetit po vërtetojnë se kultivimi I bimëve narkotike mbetet I shtrirë nga veriu në jug.

Në parcelë me bimë narkotike kanabis sativa  në vendin e quajtur “Gjimlik”, ku në pranga përfunduan dy kultivuesit.

Bimët narkotike, u asgjësuan me djegie, por policia duket se e ka vendosur standard që numrin e tyre nuk e bën të ditur.

"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina

"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina

"Tjetri" Zbulohet parcela me kanabis buzë lumit Drin dhe magazina