Raporti i OKB-së për drogat, Meta: Drejtësia të reagojë tani

Raporti i fundit botëror të drogave 2022, e ka përmendur Shqipërinë si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit. Nisur nga kjo Presidenti Ilir Meta nuk i kursen akuzat në drejtim të qeverisë teksa thoitë se Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia duhet të marrë fund urgjentisht. Nga ana tjetër a ii kërkon institucioneve ligjzbatuese që të reagojnë për t’i dhënë fund këtij fenomeni njëherë e përgjithmonë.

“Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia” është njëra nga akuzat më të rënda që kreu i shtetit Ilir Meta i ka drejtuar qeverisë së Edi Ramës.

Duke marrë shkas nga rezultatet e fundit të publikuara nga Zyra e OKB për Drogat dhe Krimet, e cila e rendit Shqipërinë sërish ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e kanabisit, por gjithashtu e përmend edhe si rrugë kalimi për heroine, Meta bën thirrje që drejtësia të reagojë për t’i dhënë fund këtij fenomeni njëherë e përgjithmonë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti ka kritikuar po ashtu mosveprimin e organeve ligjzbatuese, pasi sicc thotë ai, krimi i organizuar vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Dhe sipas tij, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese ende nuk janë përqëndruar seriozisht në luftën kundër kanabizimit dhe trafikut të drogës, kusht për integrimin europian.

Po ashtu, Presidenti kthen në vëmendje një tjetër raport, që u publikua nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave rreth një muaj më parë, i cili konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.

Në këtë kontekst, Meta thotë se Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia, përdorimi i bandave në fushatat elektorale dhe dhënia për ta si “koncension” i vijimit të trafiqeve, që po dëmton seriozisht imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. “Drejtësia të reagojë tani!” nënvizon Meta.

Lidhur me këtë raport ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i cili është shprehur se tani është e qartë pse amnistia fiskale po propogandohet nga Qeveria.

Sipas tij pasi kanabizoi vendin tani kërkon të pastrojë paratë e drogës. Më tej Braimllari shton se nëpërmjet këtij ligji Rilindja po shkatërron biznesnin e ndershëm në vend.