Kukës/ Dalin rezultatet e analizave, helmimi nuk u shkaktua nga uji

Janë publikuar analizat e ujit në Kukës.

Sipas rezultateve të analizave rezulton se uji nuk  ka përmbajtje bakteriologjike.

Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Njesina Vendore e Kujdesit Shendetesor Kukës, të cilat jane edhe tek Instituti i Shëndetit Publik uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Gjici bëri me dije se ka nisur furnizimi me ujë edhe në zonën e lagjes Muja të Shtiqnit, ku ka pasur shqetësim nga bonarët se uji ka qenë i ndotur.

Dhjetëra qytetarë të Kukësit u paraqitën në spitalin e qytetit prej mëngjesit të së dielës me shenja helmimi. Paraprakisht u mendua se shkak i helimit ishte uji por rezultatet e analizave treguan se nje gjë e tillë nuk rezultonte e vërtetë.