PD: Oligarkët e Kardhiq-Delvinë/ Bozdo: Gjoka dhe Albsar të preferuarit e Ramës katërfishoi kostot e rrugës

Partia Demokratike denoncoi me emra ato që i quan oligarkët në përfitimine parave të rrugës Kardhiq-Delvinë. Eno Bozdo tha se qeveria Rama ka katërfishuar kostot e kësaj ruge me tenderime të trefishta për të njëjtin segment duke e akorduar në mënyrë abuzive fonde shtesë.

Deklarata e Eno Bozdo:

Viti 2012.Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.

Shtator 2018. Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milion euro për 6.1 kilometra. Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milion euro për 3.3 kilometra.

Prill 2021. Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro. ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.

Tetor 2018. ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milion euro për 4.5 kilometra. 

Prill 2021. Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro. 

Korrik 2020. Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milion euro. 

Shkurt 2022. Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milion euro.

 Maj 2022. Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milion euro. 

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhe të pambështetura.

Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri.

Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit.

Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik.