Vrau dy motrat në shtëpi, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mbylljen përjetë në qeli të 60- vjeçarit Perparim Ademi, i cili akuzohet për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Ngjarja ndodhi në kryeqytet dy vjet më parë, siç dyshohet për shkaqe xhelozie, pasi autori kishte një raport me njërën prej viktimave, e cila i kishte kërkuar ndarjen.
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me “burgim të përjetshëm” për Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani dy vjet më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë në 31 dhjetor të vitit 2020, ndërsa shkak mendohet të jetë bërë, xhelozia
Sipas akuzës Përparim Ademi kishte një martesë tjetër të ligjshme, por prej vitesh bashkëjetonte me viktimën Kristina Bardhi. Vendimi i saj për tu ndarë, mendohet se ka sjellë shkakun e ngjarjed dhe reagimin e autorit.
Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. Vetë i pandehuri e ka pranuar akuzën duke pohuar se kishte dyshime se njëra prej motrave e tradhëtonte.
Në seancën e radhës në 7 korrik pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe më pas gjykata do të shpallë vendimin per 60 vjeçarin.
Prokurori i çështjes Albert Demirneli në konkluzionet përfundimtare solli si fakt edhe ekspertizën mendore që i është bërë Ademit , i cili ka rezultuar i shëndetshëm.

