Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Basha kërkon të hetohen dhe Veliu dhe prokurori i Elbasanit
Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar publikisht pas vendosjes nën akuzë të dy ish-zëvendësdrejtoreve të policisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Basha shkruan në faqen e tij zyrtare, se çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave.
Sipas ish kryedemokratit, vendimi i prokurorisë për të vendosur nën akuzë dy ish nëndrejtorët tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Basha kërkon që para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë, Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.
“Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”, shkruan Basha në postimin e tij.
