PD reagon për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Noka: Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit në zyrat e shtetit
Rikthimi në ngjarjen e Elbasanit një vit më parë para zgjedhjeve Parlamentare sipas PD nuk është puna e prokorurisë por për shkak të dëshmisë së Nuredin Dumanit. Selia blu hedh akuza ndaj Edi Ramës se po kërkon ta varrosë të vërtetën e Elbasanit duke mbrojtur përgjegjësit e vërtetë të cilat janë shpërblyer me poste qeveritare.
Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka ka denoncuar qeverinë e Edi Ramës se në bashkëpunim me SPAK po mbulon të vërtetën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan para zgjedhjeve të vitit të shkuar. Marrja nën hetim i 2 nëndrejtoreve të policisë, sipas Nokës nuk është drejtësi, por një një përpjekje për të manipuluar më tej ngjarjen.
Flamur Noka: Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.
Përgjegjësit e vërtetë të ngjarjes së Elbasanit , sipas Nokës, janë shpërblyer me poste të larta qeveritare duke nisur me ish dretjorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Flamur Noka: Duke filluar me ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Alfred Shehut, prokurori manipulator i provave të ngjarjes, Drejtori i Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtori i Përgjithshëm i Policisë përgjegjësit kryesor për ngjarjen duke filluar me Taulant Ballën.
Noka hedh dyshime se vrasja e Xhuvanit është zbardhur nga Nuredin Dumani dhe jo nga hetimet e prokurorisë.
Flamur Noka: Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Nuredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.
Me anë të një reagimi në tëitër është shfaqur edhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha duke akuzuar Edi Ramën se ky rast dëshmon se kryeministri me policinë në shërbim të bandave ka mbrotjur blerjen e votave.